×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK reagon pas vdekjes tragjike të aktivistes Nuhiu: E devotshme dhe e përkushtuar, dha kontribut të madh si asambliste në Gjilan

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 14:05

    Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të aktivistes së partisë, Arzie Nuhiu.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nga PDK e kujtojnë Nuhiun si akiviste të devotshme dhe të përkushtuar, dashamirëëse dhe punëtore, e cila dha kontribut të madh gjatë kohës sa ishte asambliste në Kuvendin Komunal të Gjilanit, shkruan Reporteri.net.

    “Aktiviste e devotshme dhe e përshkushtuar, dashamirëse dhe punëtore. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë Arzien, e cila dha kontribut të madh edhe gjatë periudhës së angazhimit si asambliste e PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit.”, thuhet në komunikatën e partisë.

    Ndryshe, Arzie Nuhiu, humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

    Rastin për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ e ka konfirmuar Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit, të cilët kanë bërë të ditur se Nuhiu dyshohet se ra nga kati i pestë i banesës.

    Siç njofton Policia, rasti tragjik ka ndodhur sot rreth orës 03:50, në rrugën ‘Raif Halimi’, ku në pjesë e pasme të njërës nga ndërtesat në këtë rrugë, është gjetur pa shenja jete trupi i viktimës.

    “Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër shtetase e Kosovës, që ishte duke banu në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

    Tutje, Policia njofton se dyshimet fillestare janë se Nuhiu ka rënë nga ballkoni i saj ku ishte duke jetuar.

    “Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar. Në  vendngjarje   ka  prezantuar  shërbimi  Emergjent (ndihma e parë ) ku nga   mjeku  kujdestar i  kësaj  njësie  është   konstatuar  vdekja . Në  vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për  “Krime  të Rënda”, njësitet  e  hetimeve dhe forenzikës rajonale . Prokurorin i shtetit ka urdhëruar që trupi  i pa  jetë   dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore –  Prishtinë”, thuhet ndër tjera në njoftimin e Policisë.

    Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, gjersa hetimet nga Policia vazhdojnë.

    Kjo është komunikata e plotë e PDK-së:

    Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen tragjike të aktivistes së Gruas Demokratike dhe degës së PDK-së në Gjilan, Arzie Nuhiu.

    Aktiviste e devotshme dhe e përshkushtuar, dashamirëse dhe punëtore. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë Arzien, e cila dha kontribut të madh edhe gjatë periudhës së angazhimit si asambliste e PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

    Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nuhiu, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Arzies.

    Dritë pastë shpirti i saj

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!