×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK tallet me VV-në dhe LDK-në përmes një video të Kadri Veselit ku shkrihet së qeshuri

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 18:34

    Dhjetëra aktivistë e zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë filluar të tallen me negociatat mes LDK-së dhe VV-së për qeverisje, shkruan Reporteri.net.


    Ata po shpërndajnë një video të kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, të cilën e kishte xhiruar gjatë fushatës zgjedhore, ku shihet me futbollistët e Kosovës duke qeshur.

    Këtë video aktivistët po e shpërndajnë duke ironizuar me përpjekjet e Vetëvendosjes dhe LDK-së për të arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.

    Një gjë të tillë e ka bërë edhe Memli Krasniqi, nënkryetar i Kuvendit i zgjedhur më 26 dhjetor. Ai e ka shprendarë këtë video në Instagramin e tij.

    Me mbishkrimin që rikujton deklaratën e Albin Kurtit se ‘“Thojshin për 72 orë e bëjmë Qeverinë”’, kjo është videoja që po shpërndajnë këto faqe:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!