×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK thërret debat parlamentar për arsimin

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 14:10

    Grupi Parlamentar i PDK-së ka mbledhur nënshkrimet për mbajtjen e një debati parlamentar për çështjen e organizimit të mësimit në pandemi.


    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka konfirmuar për Reporterin mbajtjen e debatit për arsimin.

    “Po kemi thirrur debat parlamentar për gjendjen në arsim”, ka thënë Deliu-Kodra për Reporterin.

    Reporteri.net merr vesh se përmes këtij debati, opozita kërkon që Qeveria të ndajë mjete financiare shtesë për institucionet publike të arsimit të lartë për qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe masave mbrojtëse dhe parandaluese nga virusi COVID-19 në hapësirat universitare.

    Poashtu përmes këtij debati kërkohet që qeveria të udhëzojë institucionet e arsimit të lartë që të hartojnë plane dhe udhëzues për përmirësimin e organizimit të arsimit sipas specifikave të fushave përkatëse studimore.

    Kujtojmë se vitin e kaluar për shkak të pandemisë mësimi kishte kaluar online për disa muaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!