×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK thotë se në Podujevë vëzhguesi ka mbajtur maskë me numrin e kandidatit të LDK-së

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 10:04

    Sipas Partisë Demokratike të Kosovës një parregullsi është regjistruar në procesin zgjedhor në Podujevë.


    PDK thotë se një nga vëzhguesit në shkollën “Sami Frashëri” e cila është pikë vendvotimi, ka mbajtur maskë me numrin e kandidatit të LDK-së për kryetar, gjatë procesit të votimit.

    Vëzhguesi është detyruar ta heqë maskën.

    “Kanë filluar edhe parregullsitë e para në procesin zgjedhorë në Podujevë. Gjatë mëngjesit të sotëm, një vëzhgues i LDK-së në njërën nga pikat e vendvotimeve, respektivisht në shkollën “Sami Frashëri” të fshatit Zhiti, ka mbajtur gjatë gjithë kohës maskën me numrin e kandidati të LDK-së, Nexhmi Rudari, gjatë procesit të votimit. Kjo parregullsi është shënuar edhe nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe personi në fjalë është detyruar ta heqë maskën”, ka thënë PDK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!