×
  • Lajme
  • Lajme

    Pendarovski e mirëpret dakordimin e Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen e propozuar nga BE-ja

    Reporteri
    19 Mars 2023 | 13:44

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka uruar Kosovën dhe Serbinë për dakordimin e arritur dje në Ohër për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.

    Ai ka thënë: “E mirëpres marrëveshjen e arritur sonte në Ohër nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një takim në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë, nën patronazhin e BE-së”.

    Mbrëmë në Ohër u arrit një dakordim për marrëveshjen në fjalë, por nuk pati nënshkrime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!