Pensionistëve të Kosovës s’iu trembet syri, luajnë domina dhe pijnë birra ngjitur me njëri-tjetrin

Për shkak të virusit COVID-19 prej të cilit janë prekur 17 persona në Kosovë, qytetarët janë detyruar që të braktisin rutinën e tyre të përditshme dhe të vetëizolohen brenda shtëpive të tyre.


Autokarantina, apo vetëizolimi, është rekomanduar nga Qeveria e Kosovës si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, shkruan Reporteri.net.

Mirëpo, ka edhe qytetarë të atillë të cilët assesi nuk po mund të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe të mbajnë distancën prej një metër nga njëri-tjetri.

Gazeta Online Reporteri, ka siguruar disa pamje nga parku i qytetit në Prishtinë, ku shihen disa burra të moshuar duke u argëtuar me lojë domino dhe birra në mot të mirë.

Ata nuk shihen të jenë të pajisur me mjete mbrojtëse si maska apo dorëza.

Nga këto veprime të qytetarëve, rreziku është i drejtpërdrejtë dhe i lartë që secili të infektohet me koronvirus.

Qeveria e Kosovës po ashtu ka vendosur që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore në vend dhe shumë institucione tjera të punojnë me staf të reduktuar.

Po ashtu janë mbyllur edhe restorantet, baret dhe kafiteritë të cilat shërbejnë ushqim dhe pije për qytetarët.

Këto janë fotot nga parku i qytetit në Prishtinë:

/Reporteri/