×
  • Lajme
  • Lajme

    Për 24 orë iniciohen 13 raste për mosrespektim të masave parandaluese për përhapjen e COVID-19

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 10:03

    Policia e Kosovës ka iniciuar 13 raste për mosrespektim të dispozitave gjatë pandemisë.


    Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren, Pejë, Malishevë.

    Lexoni të plotë raportin e Policisë rreth rasteve për mosrespektim të dispozitave shëndetësore:

    Prishtinë 09.08.2020 – 4:07. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lart pasi i njëjti duke mos respektuar vendimin e qeverisë ka organizuar aheng familjar duke grumbulluar një numër të madh njerëzish. Rasti në procedurë të rregullt.

    Rr. Faik Konica, Prizren 09.08.2020 – 02:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar  veturën të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së lidhur me virusin COVID-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

    Rr. Faik Konica, Prizren 09.08.2020 – 02:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar  veturën të cilën kishin qenë katër të dyshuari meshkuj kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së lidhur me virusin COVID-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

    Rr. Faik Konica, Prizren 09.08.2020 – 02:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën të cilën kishin qenë dy të dyshuari meshkuj kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së lidhur me virusin COVID-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

    Rr. Reshat Kajragdiu, Prizren 09.08.2020 – 03:50. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. I dyshuari nuk është intervistuar, pasi që ishte në gjendje të dehur dhe i njëjti do të mbahet në ndalim policore.

    Fsh. Atmaxhe, Prizren 09.08.2020 – 15:45. Njësiti policor ka intervenuar në një aheng familjar ku kishte të mbledhur rreth pesëdhjetë persona duke mos respektuar vendimin e Qeverisë, dasmorët janë shpërnda nga ahengu ndërsa ndaj organizatorit është iniciuar rasti si më lartë.

    Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 09.08.2020 – 23:25. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar  është iniciuar rasti si më lartë pasi i njëjti ka organizuar muzikë live në lokalin e tij duke mos respektuar vendimin e Qeverisë.

    Pejë 09.08.2020 – 20:31. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lartë pasi i njëjti në hotelin e tij ka lejuar grumbull njerëzish rreth 50 persona duke mos respektuar vendimin e qeverisë. Rasti është duke u hetuar.

    Rr. Labinot Krasniqi, Malishevë 09.08.2020 – 23:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti duke mos respektuar vendimin e Qeverisë ka organizuar aheng familjar me rreth 40 persona. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!