×
  • Lajme
  • Lajme

    Për gjashtë muaj Prokuroria e Pejës ka ngritur 59 aktakuza për vjedhje të pyjeve

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 16:29

    Nën organizimin e Prokurorisë Themelore të Pejës, të mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë, sot është mbajtur tryeza e dytë gjatë këtij viti, me temën “Degradimi i pyjeve dhe ambientit”.


    Kjo tryezë e udhëhequr nga Kryeprokurori Agim Kurmehaj, kishte për qellim prezantimin e të arriturave prej tryezës së mbajtur në muaji prill të këtij viti, gjetjen e mekanizmave efikas në luftimin e këtyre dukurive dhe koordinimin sa më të mirë në këtë drejtim, ku të pranishëm ishin kryetarët dhe përfaqësuesit e pesë komunave (Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik), zinxhiri komandues i Policisë se Kosovës në rajonin e Pejës, përfaqësues të pylltarisë dhe minierave dhe mineraleve dhe shoqërisë civile.

    Lidhur me progresin e arritur gjatë këtyre gjashtë muajve, Kryeprokurori Agim Kurmehaj, tha se ka pasur rezultate të dukshme gjatë këtyre gjashtë muajve, mirëpo, theksoi se kjo dinamik e punës duhet të vazhdojë nga të gjitha institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e ambientit.

    Sipas njoftimit, gjithashtu, gjatë kësaj tryeze u prezantuan të dhënat e Prokurorisë Themelore të Pejës nga prokurori i shtetit Ersan Qavolli, i caktuar si koordinator i këtyre veprave penale.

    Për gjashtë muaj, kjo prokurori, ka ngritur gjithsej pesëdhjetenëntë (59) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave për veprën penale “Vjedhje e pylli”, ndërsa ka sekuestruar 256.24 m³ masë drusore, nëntëmbëdhjetë (19) kamion, nëntë (9) kombi , dhjetë (10) automjete, shtatë (7) traktor dhe gjashtë (6) motor sharra, për dallim nga viti i kaluar ku të sekuestruara ishin vetëm një (1) kamion dhe një (1) traktor.

    Në fund të kësaj tryeze u propozuan nga të pranishmit konkluzione të ndryshme të cilat do shërbejnë për mbrojtjen e ambientit, veçanti pyjet dhe lumenjtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!