×
  • Lajme
  • Lajme

    “Për hair Bajrami krejtve, përveç atyre që po dojnë me na i vjedhe ka 5 euro”, anëtari i PSD-së thumbon Liburn Aliun e Hysen Durmishin

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 13:00

    Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka thumbuar ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin e këtij dikasteri, Hysen Durmishi në lidhje me tenderin e dyshimtë për 5 euro për “tiketa ngjitëse”. 


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Nushi u ka uruar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë, por që në po të njëjtin postim nuk ka lënë pa përmendur edhe vendosjen e taksës prej 5 eurove për secilin automjet që regjistrohet në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    “Perhajr Bajrami krejtve, pervec atyre qe po dojne me na i vjedhe ka 5€ per tiketa ngjitese te veturave.”, ka shkruar ai.

    Ndryshe PSD ka organizuar edhe protestë për të kundërshtuar këtë vendim, ku ndër të tjerë u arrestua edhe kreu i partisë, Dardan Molliqaj.

    Vendimi i marrë në vitin 2019, i cili ndalonte vendosjen e taksës prej pesë euro për secilin automjet që regjistrohet në Kosovë, u anulua nga sekretari i MMPHI, Izedin Bytyqi, më 7 qershor të këtij viti.

    Ky është postimi i plotë i Nushit:

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!