×
  • Lajme
  • Lajme

    Për herë të parë, falet namazi i xhumasë në kampin Bondsteel

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 18:15

    Për herë të parë në kampin Bondsteel është falur namazi i xhumasë, kjo pasi në këtë periudhë një numër i afganëve janë transferuar përkohësisht aty.


    Këtë informacion e ka ndarë me publikun imami, Labinot Maliqi i cili u shpreh se është ndjerë i privilegjuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që iu lejua të mbajë “hutbe”.

    Tutje Maliqi njoftoi se i është lejuar që të flas për nga afër me besimtarët afganë dhe sipas tij, ata janë tejet të kënaqur me kushtet që i janë ofruar nga ushtria amerikane.

    Sot isha vërtetë i privilegjuar nga ushtria e ShBA-ve për të mbajtur hutben dhe për të falur për herë të parë namazin e xhumasë në kampin Bondsteel, së bashku me refugjatët afganë.

    Ishte po ashtu nderë për mua të takoj dhe bisedoj nga afër me besimtarët afganë, të cilët u shprehën të kënaqur me kushtet e ofruara nga ushtria amerikane, edhe sa i përket fjetjes, ushqimit, pastrimit, vendeve të dedikuara për faljen e namazit dhe pjesëve të tjera atraktive për lojëra të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!