×
  • Lajme
  • Lajme

    Për PDK-në Avdullah Hoti është kryeministër i pafuqishëm e Kurti ishte arrogant

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 19:32

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas votimit të Qeverisë Hoti.


    Tahiri ka thënë se Qeveria Hoti nuk është e aftë për t’u bërë ballë sfidave që e presin Kosovën.

    “Pas shkarkimit të Qeverisë së Stagnimit, sot u votua Qeveria e Status Quo-së. Rrethanat e pandemisë që mundësuan devalvimin e institucioneve nga Albin Kurti, sot po e mundësojnë zgjatjen e këtij devalvimi nga LDK. Nga një Qeveri e integruar nën urdhrat e një njeriu arbitrar, në një Qeveri të dezintegruar nën urdhrat e hisedarëve të saj. Prej një kryeministri arrogant në uzurpim e keqqeverisje, në një kryeministër të pafuqishëm. Kjo Qeveri nuk është e aftë për t’u bërë ballë sfidave që e presin Kosovën”, ka shkruar ai.

    Deputeti ka shtuar më tej se qytetarët meritojnë zotimin për demokraci, zhvillim e barazi dhe se PDK po punon për këtë.

    “Gjithsesi, PDK do jetë opozitë përballë kësaj Status Quo-je, siç ishte opozitë përballë rënies së demokracisë nën diktatin e Albin Kurtit. Qytetarët meritojnë zotimin tonë për demokraci, zhvillim e barazi. Partia Demokratike e Kosovës po punon dhe do të punojë për ta bërë këtë të mundur sa më parë”.

    Ndryshe, me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim sot në Kuvendin e Kosovës është votuar Qeveria Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!