×
  • Lajme
  • Lajme

    Për shkak të një xhakete plagosi nënën natën e Vitit të Ri në New Jersey, shqiptari thotë se dëshironte ta vriste atë

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 10:50

    Një burrë nga Elmwood Park i New Jerseyt, i cili po akuzohet për goditje me thikë në shpinë të një të afërmi në natën e Vitit të Ri, raportohet se u hidhërua sepse gruaja qeshi me të kur ai u ankua për lëvizjen e xhaketës së tij.

    Emiliano Domi, 25 vjeç, akuzohet për tentativë vrasjeje të shkallës së parë dhe pesë akuza të tjera në ngjarjen e 31 dhjetorit.

    Në deklaratën e shqiptarit, detektivët shkruan se Domi ishte fjalosur me nënën e tij për lëvizjen e një xhakete në divanin e dhomës së ndenjes. Gruaja “qeshi me të, gjë që bëri që Emiliano të zemërohej (dhe ai) e shtyu atë në tokë”, thuhet në deklaratë, raporton nj.

    Domi pranoi para hetuesve se kishte marrë thikën e kuzhinës dhe e ka goditur nënën dhe më pas është larguar nga shtëpia.

    “Ai tha se qëllimi i tij ishte ta vriste atë dhe se u largua nga shtëpia duke besuar se ajo kishte vdekur”, shkruante në deklaratën e shqiptarit.

    Pak kohë më vonë, Domi hyri me qetësi në një furrë buke në Garfield dhe filloi të bënte pyetje të çuditshme, gjë që ngriti shqetësime. Këto dërguan në arrestimin e shqiptarit dhe zbulimin e lëndimit të gruas, thanë autoritetet.

    Domi u arrestua në Garfield më vonë gjatë ditës. Krahas tentativës për vrasje, Domi akuzohet për dy vepra për sulm të rëndë, tentativë vrasje dhe dy vepra për armë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!