Për t’u regjistruar në konvikt, studentët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit apo testin për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka bërë të ditur sot disa nga masat e reja të cilat po merren në kuadër të luftës ndaj coronavirusit.


Sipas tij, me këto masa afektohen edhe studentët, ata të cilët duan të regjistrohen në konvikte, ku të njëjtit duhet të paraqesin dëshmitë si vijon:

Reklamë

”Studentët në mënyrë që t’ju mundësohet regjistrimi në konvikt, duhet të posedohet njërën nga dëshmitë e cekura: certifikata e vaksinimit, testi real time PCR apo testi serologjik”.

“Studentët në institucionet publike dhe universitare duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e cekura, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objektin e institucionit”.

“Në institucionet publike dhe private deri më datën 26 shtator 2021, vazhdohet obligimi që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial ndërsa stafi joesencial obligohet të punojë nga shtëpia”.

“Bibliotekat lejohet të punojnë duke shfrytëzuar vetëm 30% të kapacitetit të hapësirës së objektit ku përveç maskës dhe distancës fizike, të gjithëve do t’ju kërkohet njëra prej dëshmive të lartë cekura”, ka deklaruar Vitia.