×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfshihet nga flakët një shtyllë elektrike afër një shtëpie në fshatin Lubishtë

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 14:59

    Një shtyllë elektrike është përfshirë nga flakët sot në fshatin Lubishtë të Vitisë.

    Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot në orën 12:00, ndërsa fal banorëve dhe intervenimit të zjarrëfikësve, është vën nën kontroll dhe nuk ka pasur të lënduar nga ky rast, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sot, rreth orës 12:00 në fshatin Lubishtë, Rr. Salih Zenuni një shtyllë elektrike ka marrur flakë. Fal banorëve të fshatit dhe intervenimit të ekipës së zjarrfikësve rasti ka kaluar pa dëmtime të tjera”, ka konfirmuar policia në Viti.

    Rastet të tilla kanë qenë mjaft të shpeshta nëpër shumë qytete të Kosovës kohëve të fundit për shkak të ngarkesave nga perodrimi i energjisë elektrike. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!