×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfshirja e opozitës në Dialog, Lumir Abdixhiku nesër i shkon në takim Albin Kurtit

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 0:00

    Nesër, ditë e mërkurë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.


    Ky takim do të zhvillohet tek objekti i Qeverisë së Kosovës, si dhe do të fillojë në ora 11:00, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Ky takim erdhi pas ftesës së kreut të ekzekutivit ndaj tre liderëve opozitarë, për t’u ulur në një tryezë dhe diskutuar rreth çështjeve të fundit politike në vendin tonë.

    Ndryshe, sot kryeministri Kurti është takuar me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Ish-kryeministri Haradinaj tha se në këtë takim i ka kërkuar Kurtit përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog krahas Bashkimit Evropian.

    Haradinaj theksoi gatishmërinë e tij dhe të AAK-së për bashkëpunim me Qeverinë për tema të interesit nacional.

    Po ashtu, Kurti i ka dërguar ftesë edhe u.d. kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, por i njëjti, e ka refuzuar atë.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar vazhdimisht se për çështjet me interes nacional do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim të mirëfilltë me partitë dhe liderët opozitarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!