×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon intervistimi i Krasniqit në Hagë, Haradinaj po vazhdon të merret në pyetje

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 10:42

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, njëherësh ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi sapo ka përfunduar intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë.


    Nuk dihet se në çfarë cilësie është marrë në pyetje Krasniqi nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

    Krasniqi është i shoqëruar nga bashkë partiaku i tij, Bilall Sherifi, transmeton Telegrafi.

    Ndërkohë, ende duke u intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuar është kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!