×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e përfundon mbledhjen e Qeverisë, pa diskutuar për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 16:41

    Ndonëse u paralajmëruar të ndodhë sot, Qeveria e Kosovës nuk e ka diskutuar në mbledhjen e sotme kërkesën e Kuvendit për mendim lidhur me nismën legjislative për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme në Kosovë.


    Qeveria, në mbledhjen e udhëhequr nga Kryeministri Kurti, ka shqyrtuar katër pika të parapara të rendit të ditës. Por, asnjëra prej tyre nuk ishte ndryshim i Ligjit për Zgjedhjet.

    Ndërkohë, VV-ja e Kryeministrit Kurti ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga Kryesia e Kuvendit të thirret për sot seanca për votimin e ndryshimeve të ligjit për zgjedhjet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!