×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon takimi Lajçak-Kurti, nuk deklarohen për media

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 19:19

    Ka përfunduar takimi ndërmjet Përfaqësuesit të BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak dhe kryetari të Vetëvendosje-së, Albin Kurtit.


    Pas takimit i cili është zhvilluar në selinë qendrorë të VV-së, të dy protagonistët nuk kanë bërë ndonjë prononcim para gazetarëve.

    Ai nesër do të takojë edhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

    Emisari Special i BE-së për dialogun e ka nisur vizitën në Ballkanin Perëndimor nga Kosova ku do të qëndrojë nga 1 deri më 3 mars, derisa më pas do të shkojë në Serbi nga 3 deri më 4 mars.

    Diplomati sllovak do ta vizitojë edhe Malin e Zi, si pjesë e mandatit të tij rajonal, nga 4 deri më 5 mars.

    Ai pritet të takohet me udhëheqësit politikë të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!