×
  • Lajme
  • Lajme

    Përgjaken rrugët e Kosovës: Për pak orë, 5 të vdekur nga 3 aksidente

    Reporteri
    05 Tetor 2019 | 15:30

    Tri aksidente fatale kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë, nga të cilat pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë kanë përfunduar me lëndime trupore.


    Aksidenti i parë ndodhi gjatë natës së mbrëmshme, përkatësisht rreth orës 22:40 në magjistralen Gjilan-Ferizaj, saktësisht në fshatin Budrigë e Epërme. Si pasojë e këtij aksidenti  dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, shkruan Reporteri.net.

    Ende pa u sqaruar mirë rrethanat e këtij aksidenti, për një aksident tjetër me fatalitet u raportua në në Autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suharekë). Edhe në këtë aksident kanë mbetur të vdekur dy persona, shtetas të Shqipërisë dhe janë lënduar tre të tjerë.

    Aksidenti i fundit me fatalitet ndodhi në ndodhi në magjistralen Lipjan-Shtime rreth orës 11:40, ku mbeti një person i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar.

    Ndërkohë, edhe dy aksidente me shtatë persona të lënduar kanë ndodhur në Istog dhe Fushë Kosovë.

    Në aksidentin që  ka ndodhur sot në fshatin Zallq të Komunës së Istogut,  janë përfshirë tri vetura ku katër persona kanë mbetur të lënduar, kurse në aksidentin në Fushë Kosovë kanë mbetur të lënduar katër persona.

    Kujtojmë se Policia  e Kosovës ka apeluar vazhdimisht për kujdes të shtuar në komunikacion. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!