×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje mes të rinjve në Prishtinë, ka edhe të plagosur

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 23:09

    Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur sonte në Prishtinë, me ç’rast ka edhe të plagosur.


    Në këtë përleshje dyshohet se ka edhe persona të therur me thikë.

    Në video shihet se kanë shkuar edhe ambulancat për të marrë personin e plagosur.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

    Reporteri.net ka kontaktuar zëdhënësen e policisë, Flora Ahmeti por ajo ka thënë se për momentin nuk mund të thonë asgjë për rastin, derisa të marrin informatat.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!