×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama ka një lajm të mirë për banorët e lagjes Ulpianë në Prishtinë

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 14:15

    I pari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se së shpejti do të fillojnë punimet për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtritshme në “Soliterët e Ulpianës”.

    Rama tregoi se këto punime do fillojnë të hënën dhe se, për këtë, është nënshkruar kontratë me Millennium Foundation Kosovo, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Lajm fantastik për banorët e lagjes “Ulpiana”! Nënshkruam “Marrëveshjen e Bashkëfinancimit” me Millennium Foundation Kosovo për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtërishme në Ndërtesat Shumëbanesore, të njohura për qytetarët si ‘Soliterët e Ulpianës’. Punimet do të fillojnë të hënën! ??”, ka shkuar Rama në Facebook. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!