×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasën Bulliqi dhe Musliu: Sa ishte drejtor i Arsimit, nota mesatare ka qenë 2sh

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 13:47

    Debati në Kuvendin e Kosovës për çështjen e arsimit në Kosovë, ka përplasur edhe deputeten e PDK-së Ganimete Musliu me deputetin e VV-së Shpejtim Bulliqi.


    Deputetja Musliu kritikoi ish qeverinë Kurti për mbarëvajtjen e procesit mësimor gjatë kohës së pandemisë, duke thënë se ishte i pamenduar.

    Për këtë ka reaguar deputeti Bulliqi i cili tha se arsimin në Kosovë e kanë shkatërruar LDK e PDK.

    “Në radhë të parë Qeveria Kurti është prej atyre qeverive ë në afat rekord ka arrit që ta rifillojë procesin mësimor online. Po ia kujtoj shoqes Gane, se arsimin e Kosovës e kanë shkatërruar dy parti LDK-ja duke hapur kolegje private dhe PDK-ja duke hapur universitete publike për interesa të tyre”, tha Bulliqi.

    E deputetja e PDK-së Ganimete Musliu tha se nuk ia vlen që t’i replikojë Bulliqit, pasi sipas saj ai kishte dështuar sa ishte drejtor i Arsimit.

    “Nuk e di sa ia vlen me repliku me një ish drejtor të Arsimit, ku gjatë kohës sa ishte ky drejtor në atë komunë, nota mesatare ka qenë 2sh”, tha Musliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!