×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje e ashpër në KQZ, Valdete Daka godet tavolinën: Dalim jashtë e bërtasim

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 15:44

    Sami Kurteshi duket se nuk e ka pritur aspak mirë reagimin për votën që e ka bërë në lidhje me verifikimin e votave të diasporës me telefonata.


    Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor, Kurteshi u dëgjua derisa bërtiste dhe kërkonte të konsultohej për çdo mbledhje që mbahej.

    “Nuk ka pa Sami Kurteshin, pa e konsultu Sami Kurteshin,” tha Kurteshi.

    Daka i kërkoi atij të mos bërtiste “Që don dalim jashtë e bërtasim,” – i tha.

    Florian Dushi i LDK-së i tha “rrenc” më pas Sami Kurteshit që dukej tepër i inatosur në këtë mbledhje.

    Tensionet ndërkohë po vazhdojnë ende.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!