×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje e ashpër në Kuvendin e Prizrenit, asamblisti i AAK-së, Haskukës: Kush je ti që ma bon me gisht?

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 14:12

    Mbledhja e sotme e Kuvendit të Prizrenit ka kaluar me shumë tensione.


    Kuvendari i LDK-së, Xhavit Ukaj dhe ai i AAK-së, Ilir Baldedaj, janë përplasur ashpër  me kryetarin e Prizrenit , Mytaher Haskuka, shkruan Reporteri.net.

    Ka qenë asamblisti i LDK-së, Xhavit Ukaj i cili ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit Haskuka, ndërkohë që ai po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit. Ukaj ka akuzuar Haskukën për keqqeverisje, ndërkohë që është përplasur edhe me asamblistët tjerë të cilëve u ka kërkuar të mos përzihen ndërkohë që ai flet.

    Këtyre akuzave u është bashkuar edhe asamblisti i AAK-së, Ilir Baldedaj çka ka bërë që Haskuka të reagojë ashpër duke thënë se ata që po e ngrisin zërin në Kuvend, sot është dashur të jenë në burg.

    Kjo ka bërë që asamblisti i AAK-së të reagojë menjëherë. Ai është ngritur në këmbë dhe me ton të lartë i është drejtuar Haskukës me fjalët “Kush je ti që ma bën me gisht, me gisht ki të drejtë t’ua bësh veç fëmijëve tu”.

    Një nga asamblistët në sallë ka ndërhyrë, pas çka “gjakrat” janë qetësuar. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/TVBESA/videos/468526730593925/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!