×
  • Lajme
  • Lajme

    Përsëri aksident, kësaj radhe në Istog – lëndohen 7 persona

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 18:53

    Sot rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë në Istog.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar 7 persona.

    “Sot rreth orës 17:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Mirëpo, sipas ekipit mjekësor, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!