×
  • Lajme
  • Lajme

    Përshëndetja e Kurtit nga ballkoni, një ish zyrtar i Vetëvendosjes e krahason me Enver Hoxhën

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 18:09

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti nga ballkoni i Qeverisë ka përshëndetur të gjithë ata që po marrin pjesë në test-protestën që po organizohet nga partia që ai drejton. Ky veprim i Kurtit është pritur me shumë ovacione nga qytetarët e pranishëm të cilët kanë brohoritur “Albin Kurti”. Një ish anëtar i VV-së ka një krahasim për këtë veprim të Kryeministrit në detyrë, shkruan Reporteri.


    Profesori Flamur Maloku ndoshta do të ishte sot në shesh për të marrë pjesë në protestën provë të Vetëvendosjes, kundër një vendimi eventual të Gjykatës Kushtetuese pro dekretit të Presidentit, Hashim Thaçi që e mandaton Avdullah Hotin për Kryeministër.

    Por, Maloku ka disa javë që është ndarë nga Vetëvendosje dhe atë për shumë e shumë arsye. Sot kur u protestua dhe në fund të protestës në ballkonin e Qeverisë doli Kryeministri për t’i përshëndetur protestuesit, ai pati një koment dhe një fotografi.

    “Enver Hoxha 1945”, ka shkruar ai, teksa ka postuar edhe fotografinë Kurtit nga ballkoni, shkruan Reporteri.

    Ndoshta Maloku e ka pasur për fotografi të tilla të Enver Hoxhës, ish diktatorit famëkeq të Shqipërisë që drejtori e persekutoi shqiptarë për gati 50 vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!