×
  • Lajme
  • Lajme

    Persona të maskuar në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve”

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 23:52

    Disa persona të maskuar janë duke qëndruar në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut, raporton Klan Kosova.

    Megjithatë, situata aktualisht thuhet të jetë e qetë në këtë lagje të Mitrovicës së Veriut.

    Ndryshe, Policia e Kosovës ka vendosur të dërgojë nga sot prezencë më të lartë të policisë, si pasojë e tensioneve që kanë ndodhur gjatë dy ditëve të fundit.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar lidhur me rritjen e prezencës së Policisë së Kosovës në veri, me ç’rast tha se janë të përhapura në disa lagje në komunën e Mitrovicës së Veriut.

    Ministri Sveçla tha se nuk bëhet fjalë vetëm me prezencë të shtuar në Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicës Veriore, por në disa lagje të kësaj komune, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ka të bëjë me disa lokacione të ndryshme në Mitrovicën e Veriut, në disa lagje, pra jo vec në lagjen e boshnjakëve”, theksoi Sveçla në RTK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!