×
  • Lajme
  • Lajme

    Persona të pandërgjegjshëm dëmtojnë ndriqimin në Suharekë

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 18:16

    Janë shtuar rastet kur persona të papërgjegjshëm po dëmtojnë pronën publike. Një rast i ngjashëm ka ndodhur së fundmi në komunën e Suharekës.


    Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka treguar se është dëmtuar ndriqimi rëndë në disa shtylla tek Shtigjet e Ecjes në Suharekë, shkruan Reporteri.net.

    “Persona të pandërgjegjshëm po e dëmtojnë qëllimisht pronën publike, dhe hapsirat të cilat i shfrytëzojnë qytetarët për shëndetin e tyre. Apeloj tek organet kompetente sidomos tek Policia, që të patrullohet më shumë tek kjo zonë që ta ruajmë ambientin tone”, ka shkruar Muharremaj në Facebook. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!