×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi që sulmoi policin iku nga QKUK

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 14:06

    Pak minuta më parë policia ka arrestuar një person në Prishtinë.


    Sipas pamjeve të publikuara në Reporteri.net , shihet se policia ka arrestuar personin nën drejtimin e armës.

     

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Reporterin se personi ishte arrestuar ditën e martë, por që ishte dërguar në QKUK pë trajtim.

    “I dyshuari është arrestuar dje nga ana e policisë pas denoncimit për një rast të dhunës në familje. I njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh dhe pasi që ka shfaqur sjellje agresive të pakontrolluara me rekomandim të prokurorit të shtetit ai është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Përderisa sot policia ka qenë në monitorim të tij në QKUK, i njëjti ka sulmuar policinë duke ju shkaktuar lëndime trupore dhe ka shfrytëzuar momentin për të ikur nga aty”, tha Ahmeti.

    Ajo shtoi se “përkundër rrethanave të krijuara policia është vënë në ndjekje të tij dhe pak më larg vendit të ngjarjes i njëjti është arrestuar nga ana e policisë”.

    “Aktualisht janë duke u trajtuar rrethanat në të cilat është zhvilluar ngjarja me qëllim zbardhjen e plotë të tyre”, deklaroi ajo. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!