×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi që u vra në Gjilan është nga Bujanoci

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 21:11

    Një person i moshës 50-vjeçare është vrarë sonte në qytetin e Gjilanit.


    Personi i vrarë është nga qyteti i Bujanocit. Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Sipas tij ai ka qenë duke pirë kafe në një kafiteri ku më pas dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

    Reporteri.net mëson se personi i vrarë është me inicialet B. V.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!