×
  • Lajme
  • Lajme

    Përveç Podujevës, VV-ja po feston edhe një fitore: Mposhtën PDK-në në veri

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 20:53

    Nënkryetari i VV-së në Mitrovicë të Jugut, Alban Uka, është lajmëruar nga veriu i vendit ku janë mbyllur vendvotimet.


    Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë shqiptare në veri, shkruan Reporteri.net.

    “Përshendetje nga Veriu i Mitrovicës, ku ne këto qaste Lëvizja VETËVENDOSJE! shpallet subjekti i parë shqiptar fitues! URIME”, ka shkruar ai.

    Sidoqoftë, ende nuk ka rezultate zyrtare për Mitrovicën e Veriut, mirëpo matësit paszgjedhor e nxjerrin fitues kandidatin e Listës Serbe dhe në vendin e dytë VV-në.

    VV-ja po feston në veri për shkak të garës që kanë me PDK-në në këtë komunë, e cila zakonisht dilte parti e dytë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!