×
  • Lajme
  • Lajme

    Përzien frenat me “gazin”: Lëndon veten dhe kosovarin

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 8:11

    Një automobilist 24-vjeçar nga Italia ka shkelur frenat në vend se të shtypte “gazin”, duke hyrë në autostradën A1 në Würenlos të Kantonit Aargau, shkruan azonline.ch.


    Kjo ka  shkaktuar një përplasje me makinën që vinte nga pas. 24 vjeçari dhe shoferi 58-vjeçar nga Kosova në makinën që ishte mbrapa tij kanë pësuar lëndime të lehta dhe të mesme, transmeton albinfo.ch.

    Të dy të aksidentuarit janë dërguar në spital nga një autoambulancë, ka njofgtuar të dielën policia e kantonit Aargau.

    Aksidenti ka ndodhur të shtunën, pak para orës 13 të pasdites në korsinë e shpejtë në  Würenlos në drejtim të Cyrihut, përcjell albinfo.ch. Konkretisht, përplasja u shkaktua në çastin kur shoferi i përparmë kishte bërë një ndalesë emergjente.

    Sipas policisë, dëmi materrial arrin në disa mijëra franga. Nga pikëpamja e policisë, shkaktar për aksidentin ishte drejtuesi i mjetit përpara – për shkak të gabimit në drejtimin e makinës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!