×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë plumba në trup dhe e kaloi Covidin, kjo është historia e veteranit të UÇK-së

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 17:21

    Hajzer Duraku ka marrë 5 plumba gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, të cilat, edhe sot i mban në trup. 79-vjeçari jeton në Skënderaj.


    Ai thotë se plumbat që ka në trup, po t’i prekësh me dorë mund t’i dallosh.

    “I kam marrë plumbat në bel dhe në krah, i kam ende. Po t’i prekësh me dorë e dallon”.

    Hajzeri tregon se në fillim nuk kishte mundësi për t’i hequr ndërsa tani, po t’i heqë do të ketë më shumë probleme.

    Djali i tij, Isa Duraku ishte 15 vjeç, kur babai u plagos nga forcat armike.

    “Babai ka qenë me komandandin, unë isha pas tyre, nuk e pashë, pastaj kur duhet të fshiheshim, i thashë babit ec më shpejt, më tha nuki mundem se më kanë prekur plumbat. U larguam në një fshat tjetër, derisa një dentist ia pastroi plagët. Tani është mirë, kur ndryshon moti, e ndjen më shumë”, ka thënë ai për Top Channel.

    Me humor, Isai tregon rastet kur babai udhëton jashtë shtetit dhe paisja e kontrollit ndez sinjalin, për shkak të metaleve(plumbave), që ka brenda në trup.

    “Kur kemi shkuar në Zvicër, nuk kalon dot te qendra e kontrollit, derisa i tregon se ka qenë në luftë dhe ka plumba”.

    Dikush që ka jetuar mbi 20 vite me plumba në trup, duket e logjikshme që edhe betejën me koronavirusin do ta fitonte.

    “E ka kaluar Covid 19 dhe as nuk e ka ndjerë”, thotë djali.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!