×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë raste me coronavirus sot në Kosovë

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 15:05

    Nga 358 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.


    Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, njoftoi IKSHPK.

    Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.557.

    Në total numri i rasteve aktive është 104.

    Ndryshe, një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, një ditë më parë në urimin e tij për festën e Kurban Bajramit, tha se qytetarët duhet të vaksinohen, në mënyrë që festat t’i festojnë me hare.

    Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

    “Ju lutemi vaksinohuni të gjithë për të qenë të shëndetshëm!”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.

    Ndryshe, në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca.

    Së fundi, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se kanë të drejtë të zgjedhin se cilin lloj të vaksinës duan të marrin, ndërkohë kanë bërë të ditur se ka doza të mjaftueshme të të dyja llojeve të vaksinave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!