×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë të arrestuar në aksionin e PSD-së, policia jep detaje: U shkaktuan dëme të konsiderueshme

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 15:38

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e sotëm të PSD-së tek qeveria e Kosovës ku në pranga përfunduan pesë persona.


    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se nga hedhja e ngjyrës dhe gjësendeve tjera në objektin e qeverisë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, shkruan lajmi.net.

    “Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash të cilët kanë hedhur ngjyrë dhe gjësende të tjera në drejtim të objektit të Qeverisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Me qëllim të parandalimit të degradimit të mëtejmë të veprimeve të tilla policia ka reaguar duke shoqëruar në stacionin policor pesë persona ndaj të cilëve konform autorizimeve policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit po ndermerr veprimet e duhura para se të njejtit të procedohen në fazën vijuese”, ka thënë Borovci.

    Ndryshe, në pranga, nga ajo që dihet deri tash kanë përfunduar Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe Qendrim Sahiti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!