×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq akuza Kurtit: Aksionet e fundit në veri ishin në prag të tragjedisë, po e bën për të fituar pikë politike

    Reporteri
    24 Tetor 2021 | 13:42

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës kanë qenë në prag të një tragjedie.

    Petkoviq ka thënë se ky aksionet e fundit të Kosovës, siç i ka quajtur ai kriza, janë e gjitha plan i kryeministrit Albin Kurti për të fituar pikë politike.

    “Ne tashmë kemi një të tretën më shumë sulme me motive etnike ndaj serbëve se vitin e kaluar, duke përfshirë dy kriza serioze në veri të krahinës me 15 ditë diferencë, të cilat ishin në prag të një tragjedie të rëndë. E gjithë kjo është plani i Kurtit, që të paramendohet që prodhon kriza për të fituar disa pikë politike”, ka thënë Petkoviq, shkruan Tanjug, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Tutje, ai ka shtuar se që nga ardhja e Kurtit në pushtet, në Prishtinë është shtuar numri i incidenteve të drejtuara kundër serbëve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!