×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq: Albin Kurti pranoi ekzistencën e arkivave të UÇK-së

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 13:40
    Zyrtari i një zyreje fiktive të ashtuquajtur "zyra për Kosovë" në qeverinë serbe, Petar Petkoviç

    Drejtori i të ashtuquajturës, Zyrë Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më në fund ka pranuar ekzistencën e arkivave të UÇK dhe se është gati t’i hapë ato.


    Sipas tij, kjo është mënyra e vetme që siç tha ai “ne do të bëjmë ndryshimin e shumëpritur në sqarimin e fatit të 1,600 personave të zhdukur”, raporton Tanjug.

    Petkoviq deklaroi mes tjerash se “Beogradi është një partner absolutisht i besueshëm në përmbushjen e të gjitha detyrimeve të tij nga dialogu dhe një bashkëbisedues në bashkëpunimin në fushat që përfaqësojnë trashëgiminë e qytetërimit, siç është edhe kërkimi i të zhdukurve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!