×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq propagandon pas vendimit për paraburgimin e ish-policit Dejan Pantiq

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 20:34

    Petar Petkoviq, “drejtor” në të ashtuquajturën “Zyrën për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë të martën ka caktuar paraburgim 30-ditor për ish-policin serb të arrestuar, Dejan Pantiqit.

    Sipas Petkoviqit, kjo tregon se “Pantiqit është në shënjestër të Albin Kurtit”.

    Ai ka propaganduar duke thënë se “po kriminalizohen serbët“.

    “Kjo tregon mjaftueshëm se nuk ka asnjë provë kundër tij, por ai është në shënjestër të Albin Kurtit, i cili dëshiron vetëm të kriminalizojë serbët”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.

    Pantiq dyshohet për sulm terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!