×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosen dy persona në fshatin Treboviq të Pejës, arrestohet një 55 vjeçar

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 17:21

    Dy persona kanë mbetur të plagosur në Pejë, si pasojë e të shtënave nga një armë zjarri.


    Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës të enjten, ndërkaq me të marrë informacionin, njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe është arrestuar B.K 55 vjeçar.

    Njoftohet se të plagosur kanë mbetur një femër dhe një mashkull.

    Personat e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

    Arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra, është konfiskuar nga njësitet përkatëse policore të DRP-Pejë.

    “Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!