×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset aksidentalisht me pistoletë një femër në Prishtinë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 12:57

    Një femër në Prishtinë ka plagosur vetën aksidentalisht. Rasti ka ndodhur dje gjatë ditës në rrugën “Sylejman Jashari”, në kryeqytet.


    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur derisa viktima po e pastronte shtëpinë ku punon.

    “ Viktima femër K-Shqiptare, gjatë pastrimit të shtëpisë ku punon, aksidentalisht ka shkrepur pistoletën dhe ka plagosur vetën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishek pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar”, thuhet në raport.

    Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!