×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Zvicër, plagoset rëndë shqiptari 21-vjeçar

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 10:00

    Rreth orës 5 të mëngjesit të së dieles, në një klinikë të Cyrihut është sjellë në gjendje shumë të rëndë nga plagët e marra i riu shqiptar E. A.


    Siç merr vesh albinfo.ch nga burimet e saj në St.Gallen, E. A., 21-vjeçar është therur pa asnjë shkak nga një afrikan i moshës 23-vjeçare. Një therje e ka marrë afër zemres dhe dy të tjera në bark. Duke pësuar kështu gjakderdhje të madhe deri sa ka ardhur ndihma e parë.

    Ndërhyrja kirurgjikale e të riut me prejardhje nga Gjilani ka zgjatur disa orë. Ai ende nuk është në gjendje të flasë, por gjendja e tij tregon se është jashtë rrezikut për jetën.

    Therja ka ndodhur para klub diskotekës “Ivy” në St. Gallen, një lokal me frekuentim të madh të të rinjve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!