×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja me armë në qendër të Podujevës, edhe dy të dyshuar vazhdojnë të jenë në arrati

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 9:13

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë gjatë ditës së djeshme në Podujeve, ku për pasojë lëndime pësuan tre persona, njëri nga ta i plagosur që po vazhdon trajtimin në QKUK.

    Policia njofton se deri te të shtënat me armë erdhi pas një përleshje mes dy familjeve dhe lëndime pësuan edhe dy qytetarë kalimtarë të rastit

    Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkaq dy të tjerë vazhdojnë të jenë në arrati, shkruan Reporteri.net.

    “Rr. Nuhi Gashi, Podujevë 25.10.2022 – 15:42. Raportohet se ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasoj e të shtënave me armë zjarri lëndime trupore ka pësuar i dyshuari mashkull kosovar i cili vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK, pastaj si pasoj e xhamave të thyer lëndime kanë pësuar edhe dy kalimtarë të rastit, viktimat meshkuj kosovar të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa edhe dy të dyshuar janë në arrati. Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu caktohet masa e ndalimit, njëri i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në QKUK nën sigurimin e policisë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore2, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!