×
  • Lajme
  • Lajme

    “Plaku” 20-vjeçar i Llapit thellon rrenën, e dëshmon videoja

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 16:20

    I riu nga Podujeva, i cili e portreton veten si pleqnar, Yll Raçi, pasi ka pranuar se ka gënjyer kur ka thënë se po shiten votat në Llap, ka lëshuar edhe një gënjeshtër në Facebook.


    Ka shkruar se nuk e pranon se është thënë nga goja e tij se në qytetin ku po votohet për Kryetar po shiten votat nga të rinjtë.

    Në fakt, kjo video e dëshmon se Ylli gënjeu edhe përmes rrjetit social, pasi në intervistën për T7, kishte thënë se rinia po e shet votën 20 euro.

     

    “Pleqtë i falënderoj gjithmonë, ata kur e votojnë një parti një herë, e votojnë çdo herë. E rinia është duke u mashtru, po e shesin votën për 20 euro. Mos e shtini votën”, kishte thënë Raçi.

    Por, në reagimin në Fb e ka ndryshuar krejtësisht deklaratën. Ka thënë se askund s’ka përmendur eurot si dëmshpërblim të votave.

    “Poashtu me erdhi mjaft keq kur e shikova se disa media (portale) kishin thënë fjal qe nuk ekzistonin ne intervisten time. E ato fjal ishin te ketij lloji : “Te rinjt po e shesin voten per 20 euro” , – apo diqka e tilë , qe asesi nuk e pranoj qe eshte thene nga une! E verteta eshte se une kam thene se qytetaret flasin duke thene se votat po shiten, por nuk e kam thene kete ne menyrë konkrete ,sepse votuesit mund te thone gjithqka vetem per te perkrahur partin e tyre!”, ka shkruar Raçi, pasi në Prokurori kishte mohuar deklaratën e dhënë në T7.

    Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, kishte njoftuar se Raçi ishte intervistuar për deklaratën e dhënë në T7 derisa nuk ka treguar nëse kanë nisur hetimet për denoncim të rrejshëm.

    “Pas publikimit të lajmit në portalin “www.gazetaexpress.com” me titull “Plaku” i ri nga Llapi: Të rinjtë po e shesin votën për 20 euro”, Prokurori i Shtetit menjëherë ka marrë masa, si dhe e ka intervistuar personin në fjalë. Gjatë intervistimit i njëjti e ka mohuar se ka njohuri lidhur me shitjen e votës dhe se për këtë nuk di asgjë”, ka deklaruar Lutfiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!