×
  • Lajme
  • Lajme

    Plaku nga Korisha kërkesë institucioneve: Vriteni ariun, se arusha ma mbyti vajzën e mitur

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 18:03

    Përveç temave politike edhe ariu i Prizrenit është bërë ndër çështjet kryesore në Kosovë. Kjo për shkak se një ari në Prizren sulmoi disa dele në vende të ndryshme dhe debati po vazhdon nëse duhet mbytet apo jo ky ari.


    Avdyl Gega banor i Korishës së Prizrenit 82 vjeçar ka rrëfyer se si në vitin 2007 kishte mbytur arushën.

    Ai ka treguar se ishte bashkë me djalin e tij kur e ka pasur përballë arushën për ta shpëtuar të birin.

    “Me hyp lis ajo hyp lis, me ik përpara njani u ndahum, veç e kam lanë djalin me një lis, dhe e mundova me trimnu dhe i thash Ylber se do të dal me myt arushën, le të më mbyt mua arusha, djali le të pshton. E kam një sakicë të vogël që e marr me vete me mu gjetë. Edhe i dola përpara arushës. Kur ma pa mu kmishen për të (arushën) dasmë, veç nja dy tre metra ajo ma ndihmoi mua kur ra posht. Kur u kthy ballëpërballë me mua t’i kam ra midis ballit arushës, dhe i kam ra me sakicë të vogël dhe arusha u rrëzu para meje. Ma ka ngjit në kambë të djathtë dhe i kam shejat e dhëmbëve dhe unë po çuditna qysh e fitova luftën. Kryesorja ishte alarmi me ik djalin”, ka deklaruar Gega që tani është 87 vjeçar për T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai i ka dhënë një mesazh institucioneve që ta vrasin ariun pasi në të kundërtën thotë se rrezikohet jeta e fëmijëve.

    Ai ka treguar se arusha ja ka mbytur një vajzë.

    “’Po më 1988 me 28 gusht ma ka myt arusha në Kabash. Sa ka arusha në krejt Kosovën nuk bahen sa n’Kabash. E ka myt n’ven. Shoqja u kanë me lopë me qat çikë, unë isha në dasëm. Kur ka ardhë shoqja e ka lanë afër malit ka shku me i marr bukë çikës. E ka myt çikën”, ka deklaruar Gega.

    Andaj ai kërkon nga institucionet ta vrasin arushën.

    “Likuidone arushën, se me ndodh të ndonjë fëmijë, te ndonjë evlat i ndonjë trimi. Aj që thotë mos me vra arushën e me prit me u bo naj rrezik më i madh, nuk e di çfarë detyre ka a çfarë detyre me lanë a”, ka thënë plaku nga Korisha. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!