×
  • Lajme
  • Lajme

    Plenkoviq: Kroacia mbështet rrugëtimin e Kosovës në Bashkimin Evropian

    Reporteri
    26 Janar 2023 | 12:20

    Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq përmes një videolidhje në forumin ekonomik Kosovë – Kroaci, ka thënë se shteti i tij e mbështet rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

    Plenkoviq tha se është shumë i kënaqur që 50 sipërmarrës nga Kroacia i janë bashkangjitur këtij forumi sepse sipas tij, është një mundësi e shkëlqyer për kontakte të drejtpërdrejta me biznese.

    Teksa theksoi se Kroacia do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për t’i dalë në ndihmë Kosovës drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.

    “Kroacia mbështet rrugëtimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe jamë shumë i gëzuar që Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Natyrisht ne do ti shfrytëzojmë të gjitha përvojat dhe mundësitë për të mbështetur përgatitjet tuaja për integrimet e ardhshme në Bashkimin Evropian. Ju uroj bisedime të frytshme dhe mezi presim që të fuqizojmë marrëdhëniet tona mes Kosobës dhe Kroacisë si një rrjedhim i logjikshëm për këtë drejtim”, tha ai.

    Në këtë forum po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës dhe asaj kroate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!