×
  • Lajme
  • Lajme

    Po prisnin për t’u kontrolluar, 7 persona bëhen llom duke u rrahur në emergjencën e Podujevës

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 14:11

    Një rast i rrahjes mes disa personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Podujevë.


    Përkatësisht, sipas policisë, 7 meshkuj derisa po prisnin në radhë për t’u kontrolluar në emergjencë, janë rrahur mes vete, shkruan Reporteri.net.

    Deri te rrahja raportohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje, derisa policia njofton se tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

    Katër nga të përfshirët në rrahje ndërkaq janë arrestuar.

    “Është raportuar se shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovar derisa ishin duke pritur radhazi për tu kontrolluar në emergjencën e Podujevës , si pasoj e një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti ku katër prej tyre janë shoqëruar në polici ndërsa tre të tjerët kanë pësuar lëndime trupore , dy nga ata janë duke u trajtuar në QKMF në Podujevë ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thekson raporti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!