×
  • Lajme
  • Lajme

    Po sillte 800 kilogram speca nga Serbia, ndalohet burri nga Kamenica

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 9:19

    Një person është ndaluar nga policia në fshatin Koretin në Kamenicë, pasi që në veturë i janë gjetur 800 kilogramë speca, që dyshohet se janë sjell nga Serbia.


    Malli është dorëzuar në terminal doganor, derisa i dyshuari është liruar.

    “Fsh. Koretin 10.09.2021 – 21:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në automjetin e tij i janë gjetur 800 kg speca, që dyshohet se janë sjell nga Serbia”, njofton policia.

    Me vendim të prokurorit, automjeti dhe malli janë dorëzuar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!