×
  • Lajme
  • Lajme

    Podujeva e vogël për Kurtin e Veliun, takohen në rrugë: Nuk i flasin-njërit tjetrit

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 15:14

    Festa e 28 Nëntorit e gjeti në heshtje zgjedhore Llapin e Zahir Pajazitit. Megjithatë, në Ditën e Flamurit busti i tij u vizitua nga i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.


    Këta të dy bënë homazhe te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci, pas vizitës në Prekaz që bëri Kurti.

    Por, nga ana tjetër edhe bashkëvendësi i tij, Agim Veliu me bashkëpartiakun e tij Arban Abrashi, dolën në shesh.

    Dhe në një vend të vogël si Podujeva është i pashmangshëm takimi mes kundërshtarëve politikë.

    Agim Veliu në një përgjigje për klankosova.tv ka thënë se edhe pse e ka parë ish-shefin e tij nuk e ka përshëndetur.

    “Unë kam dal me Arban Abrashin në sheshin e Podujevës dhe jo për të bërë fushatë. Në shesh ishin edhe Albin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi, por nuk folëm. Kurti s’e meriton as me komunikue”.

    Megjithatë, Bulliqi ka thënë se nuk e ka parë as njërin as tjetrin, por se ishin për të nderuar heronjtë e kombit.

    “Unë dhe Kurti jemi me një çajtore të qytetit pas homazheve që bëmë te shtatoret e heronjve në shesh”.

    Të dielën në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!