×
  • Lajme
  • Lajme

    Podujeva po zbrazet, veç mbrëmë ikën 50 vetë

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 8:30

    Ikjet e të rinjëve kosovarë nga vendlidnja me qëllim të kërkimit të një jete më të mirë në vendet evropiane ende po vazhdojnë.


    Është rreth 50 numri qytetarëve të Podujevës të cilët në mbrëmë kanë marrë rrugën për në Kroaci, me qëllime punësimi.

    Fotografitë të cilat ka siguruar Gazeta Metro tregojnë që vetëm në mbrëmjën e sontshme një numër i madh i të rinjëve janë nisur me autobusë për Kroaci nga Podujeva.

    Të njëjtit në fotografi shihen duke u përshëndetur me familjarët e tyre, teksa nisja është bërë nga kafja ‘Europa’.

    Metro ka mësuar se ata rinjë po shkojnë në Kroaci me qëllim të punësimit përmes vizes një vjeçare.

    Podujeva nuk është qyteti i vetëm me numrin e madh të emigririmit të qytetarëve kosovarë, pasi javë më parë Gazeta Metro ka raportuar edhe për ikjën e rreth 50 qytetarëve të Kamenicës për në Kroaci.

    Ndryshe, deri më tani më shumë se 500 të rinj kanë ikur nga Kamenica, ndërsa Metro mëson se edhe 300 të tjerë do të largohen së shpejti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!