×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici gjen kuletën me 115 euro të një 78-vjeçari, e dorëzon në stacion

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 19:11

    Në parkingun e një qendre tregtare, një polic ka gjetur një portofol me para, të cilin e ka dorëzuar në stacion policor.


    Rastin e ka bërë të ditur drejtoria e policisë në Ferizaj përmes një komunikate për media.

    “Sot , rreth orës 16:00 polici nga Policia Kufitare në Han të Elezit , Sabedin Livoreka, në parkingun e qendrës tregtare “ETC” në Kaçanik , ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.

    Portofoli i përkiste Sefer Gurit 78 vjeçar nga fshati Nikaj-Kacanik”, ka njoftuar policia.

    Tutje është bërë e ditur se pas procedurave të verifikimit të pronarit, është bërë dorëzimi i portofolit te ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!